Muhamet Rrumbullaku është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Në fjalën e tij para gazetrvëve, ministri tha se Rrumbullaku është një oficer karriere që ka mbajtur dhe kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë.
“I vlerësuar gjithashtu edhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javës së kaloi të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, thksoi Çuçi.
Kush është Muhamet Rrumbullaku?
Muhamet Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë.
Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.
Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit