Zbuloni se si të lani rrushin siç duhet dhe të hiqni të gjitha pesticidet.
Duhet të keni parë se rrushi tashmë ka filluar të shitet nëpër supermarket dhe sikurse e dimë, rrushi përmban vitaminë B, hekur, kalcium, magnez, kalium, zink dhe bakër, transmeton portal arbresh.info
Mirëpo gjatë kultivimit shpesh trajtohet me pesticide, të cilat shpesh mbeten mbi të edhe pas larjes.
Për të larguar pesticidet rrushi duhet të lahet mirë dhe shumica mendojnë se e bëjën këtë në mënyrën e duhur.
Megjithatë, çështja është se vetëm uji nuk mjafton, ndaj zbatoni këtë truk të thjeshtë dhe do të jeni të sigurt se i keni hequr të gjitha pesticidet dhe helmet.
Nëse nuk planifikoni ta hani rrushin menjëherë, atëherë është e rëndësishme të prisni derisa ta lani, sepse nëse e lani menjëherë, do të nxisni lagështi shtesë, kështu që frutat do të prishen më shpejt.
Hidhni dy lugë uthull në dy litra ujë dhe më pas vendosni rrushin dhe lëreni të qëndrojë aty për 5 deri në 10 minuta. Pas kësaj, shpëlajeni disa herë më ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë ju do të hiqni bakterier dhe pesticidet.
Gjithashtu, nuk duhet të shqetësoheni, sepse uthulla nuk do të ndihet dhe as nuk do të ndryshojë shijen e rrushit./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...