Petkoviq: Kurti shkoi fshehurazi në veri, Bërnabiq u prit nga mijëra serbë

11:24 | 7 Shtator 2022
A Z

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në veri të vendit mbrëmë, siç duket i pengoi Qeverisë së Serbisë. E ashtuquajtura Zyre për Kosovën, e udhëhequr nga Petkoviq, ka dal me një deklaratë për këtë vizitë.

Sipas tyre, shkuarja e Kurtit në veri lidhet me “suksesin e vizitës së kryeministres Ana Brnabiq në krahinën jugore serbe”, transmeton arbreh.info

“Vetëm se Ana Brnabiq u prit me entuziazëm nga mijëra serbë, ndërsa Kurti duhej të bënte fshehurazi dhe fshehurazi veriun e krahinës sonë, në mënyrë që ndonjë serb të mos e takonte rastësisht dhe të vetmit që e pritën ishin anëtarë të Rosu”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës.

“Kurti nuk ka asgjë për të kërkuar në veri të krahinës dhe se qëllimi i tij i vetëm është të shkaktojë tensione, provokime dhe destabilitet, së bashku me një dëshirë obsesive për të filmuar për rrjetet sociale, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Policia e Kosovës me bazë të re në Zubin-Potok, pamje nga vizita e Kurtit me Sveçlen

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme