Google ADS

Përveç Osmanit, Pahor do ta takojë edhe Kurtin

11:14 | 7 Shtator 2022
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Takimi do të nis nga ora 16:25 në ndërtesën e qeverisë.

Përpara Kurtit, Pahor ka paraparë takim me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani.

Takimi i Osmanit me Pahor do të nis nga ora 15:00. Qëllimi i vizitës është përgatitja për Samitin e Brdo-Brionit, i cili do të mbahet më 12 shtator, ku në këtë samit do të jetë pjesëmarrëse edhe e para e shtetit të Kosovës.

Presidenti slloven do ta vizitojë Kosovën pas vizitës që ai i bëri Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme