Këngëtari i njohur botëror, Justin Bieber ka njoftuar të martën se duhet të bëjë një pushim nga turneu i tij, pas problemeve me shëndetin.
Bieber përmes një shkrimi në Instagram pezulloi turneun e tij në qershor pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt.
“Pas pushimit dhe konsultimit me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin”, thuhet në deklaratë. “Kam realizuar gjashtë shfaqje live, por me të vërtetë më kanë lodhur”.
Pas një performance në Brazil, Bieber ndër të tjera shkroi: “Lodhja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin”, thuhet në deklaratë. “Do të jem mirë, por më duhet kohë të pushoj dhe të përmirësohem”./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...