Ngacmoi ish-gruan me mesazhe, arrestohet pejani

08:57 | 7 Shtator 2022
A. B.

Një rast i ngacmimit është raportuar në Pejë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka ngacmuar dhe shqetësuar ish-gruan e vetë të cilës i ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese, shkruan arbresh.info

I dyshuari është arrestuar kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 03.09.2022 – 15:45. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar dhe ka shqetësuar ish gruan e vetë viktimën femër kosovare të cilës i ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme