Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve.
Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit në mes odave të të dy vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.
“Kosova është vend i vogël por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, u shpreh në takim Kryetari Rafuna.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të takimeve të përbashkëta, për harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve, me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...