12 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr përfshiu një bar karaoke në Binh Diong, pranë qytetit Ho Chi Minh, në Vietnamin Jugor.
“Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë të nxjerrin viktimat.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar dhe një hetim është duke u zhvilluar”, tha zyrtari, Nguyen Tan Ham.
Zjarri shkatërroi katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës katërkatëshe, duke bllokuar klientët dhe stafin brenda, sipas mediave të huaja.
“Shumë njerëz mundën të shpëtonin veten duke dalë nga hyrja kryesore, por shumë të tjerë mbetën brenda,” tha një dëshmitar okular.
Ky është zjarri më vdekjeprurës në Vietnam pas atij në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Ho Chi Minh në vitin 2018 me 13 të vdekur./euronews.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...