Vdes njëvjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet se e aksidentoi babai me veturë

00:37 | 7 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Çfarë i ndodh trupit nëse hani një lugë mjaltë çdo ditë: 7 përfitime shëndetësore
Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të marte, pasi është aksidentuar nga një automjet në oborrin e shtëpisë së tij.

Vdekja e tij është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur ai është dërguar aty rreth orës 16:00 si pasojë e lëndimeve të marra, konfirmojnë policia, për klankosova.tv.

Dyshohet se fëmija ishte aksidentuar nga babai i tij.

”Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen”, tha zyrtari për informim i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme