Ish- kryeminstri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj e ka quajtur Qeverinë Kurti ‘shtëpi budallësh’.
“Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtet të rrezikshme që i ka ndodh ekonomisë tonë, skemi se si me u habit, kam thënë dikur që vërtet kemi të bëjmë me një shtëpi budallë, pra në VV, në Qeverinë të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësin e tyre, kjo është shkelje ligjore”, tha Haradinaj në emisionin Pressing.
Ndër tjerash, Haradinaj përmendi edhe disa gabime të qeverisë që sipas tij janë edhe investimet kapitale, duke shtuar se ai nuk e kupton as përgjegjësinë që e kanë.
“Qeverisja është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm. Psh, me tregu se çka i ka ndodh ekonomisë tonë, duhet veç me u ndalë tek investimet kapitale. Nga 704 milionë euro t destinuara për investime kapitale, janë realizu vetëm 79 milionë. Kjo tregon çka i ka ndodh Kosovës. Mbi 600 milionë pare nuk janë angazhu në ekonomikë. Parja e paangazhuar në ekonomi devalvohet për shkak të rritjes së çmimeve. Këto 600 milionë të devalvume zbresin në 400 milionë vlera e tyre, nëse s’kanë hy në punë me kohë, për shkak të rritjes së kostos.
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...