Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka folur për shumë çështje që preokupojnë shoqërinë tonë, me theks të shtuar raportin e institucioneve shtetërore me fenë, për arsimin dhe grevën, për dialogun Kosovë-Serbi, për Ballkanin e Hapur, për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe një sërë çështjesh tjera me interes.
Për çështjen e krizës energjetike akademik Kraja tha se nga Akademia është ofruar raporti i ekspertëve, ku, sipas tij, Kosova gjendet midis dy nxitjeve të kundërta: “të mos zgjerojë kapacitete elektrike nga energjia me bazë fosilet, por nga energjia ripërtëritëse e nga ana tjetër ka mungesë të energjisë”.
Në këtë aspekt, akademik Kraja sqaroi se sipas ekspertëve, Kosova nuk ka mundësi tjetër, pos të shfrytëzojë kapacitetet me bazë fosile, por jo të prodhojë më tepër se që është e nevojshme, por në një formë të plotësimit të kapaciteteve të nevojave vendit. /rtk/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...