Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se po rrezikojmë të shpërbëhemi si komb dhe si shtet, për shkak të emigrimit masiv të popullsisë.
Gjatë një takimi me strukturat e gruas të kësaj force politike, Meta u shpreh se familja shqiptare është kërcënuar si anjëherë më parë.
Sipas tij, vendi ka statistika të errëta teksa shtoi se nuk janë rritur rrogat dhe pensionet.
“Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb edhe si shtet, sepse është kërcënuar si anjëherë tjetër, vetë familja shqiptare. Çdo ditë takoj gra dhe nëna që thonë se edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo për në Angli. Ikën thonë shumë gra të reja e nëna, për hir të fëmijëve dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej.
Nuk besoj se do të bëjmë gratë, vajzat në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por të paktën atë që bëhet në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Nuk ka statistika më të errëta, nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Po të ishin rritur, nuk do vidhej në këtë mënyrë, si me inceneratorët”, theksoi Meta.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?