Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar.
Ai sipas njoftimit, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej dy (2) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./ arbresh.info/
Netanyahu bën thirrje për evakuim të paqeruajtësve të OKB-së...
Shujtat e FSK-së, Tahiri: Gjendje shqetësuese, ushtria s’duh...
Nga janari deri në shtator, 70 të vdekur në aksidente trafik...
Rexhbeçaj pas fitores ndaj Lituanisë: Treguam forcën tonë si...
Elegante në të kuqe, Kader Kicaj vazhdon të mahnitë fansat m...
Yamal largohet nga kampi spanjoll rikthehet tek Barcelona