Gjykata Themelore në Prishtinë i shqiptoi dënim me tetë muajë privim nga liria nër nxitje të urrejtjes ndëretnike një qytetari me nacionalitet serb, Nikolla Nedellkoviç.
Kjo pasi ky i fundit në festën serbe të Vidovdanit kishte nisur të bërtiste “vriti shqiptarët, krejt është Rusi, Kosova është Serbi”.
Për dënimin e nxitësit të urrejtjes ndëretnike, ka reaguar edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Petkoviç tha se dënimi ndaj tij u bë “pa asnjë dëshmi materiale” dhe “bazuar në dëshmitar të rremë”.
Madje, për t’i dhënë edhe më shum ton, Petkoviç i doli në mbritje thirrlsit për “vrasje të shqiptarëve” për çka i dënuari ishte akuzuar, duke thënë se “është çështje krenarie dhe patriotizmi”.
“Nikola u dënua pa asnjë provë materiale dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të rremë, vetëm sepse donte të shënonte Vidovdanin dhe të mbante trengjyrën serbe. Edhe pse Prishtina u përpoq ta detyronte Nikolën të pranonte fajin e tij në këmbim të një dënimi më të lehtë. Nikolla nuk u dorëzua kurrë, sepse ai mbajti qëndrimin e vetëm korrekt se fotografimi me flamurin e tij serb nuk mund të jetë kurrë vepër penale, por përkundrazi, është çështje krenarie dhe patriotizmi”, tha Petkoviç.
Në këtë dënim, të akuzuarit Nedelkovic do t’i llogaritet edhe koha e mbajtur në paraburgim nga 28 qershori i këtij viti, raportoi Betimi për Drejtësi.
Të akuzuarit, gjithashtu i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Gjithashtu, të njëjtit si dënim plotësues i është shqiptuar dëbimi nga territori i Republikës së Kosovës, pas vuajtjes së dënimit.
Po ashtu, obligohet që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në emër të shpenzimeve procedurale të paguajë shumën prej 50 euro për paushallin gjyqësor dhe shumën prej 30 euro për fondin e viktimave të krimit.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit.
Paraprakisht, në seancën e mbajtur po të njëjtën ditë, është dëgjuar dëshmitari Sami Shahini, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurore Elza Bajraktari, ka deklaruar se më 28 qershor 2022, ka qenë i angazhuar me planin operativ për manifestimin e Vidovadnit, i cili është zhvilluar në Gazimestan.
“Me datë 28 qershor kam qenë i angazhuar në punë në plan operativ për manifestimin e Vidovdanit, i cili është zhvilluar në Gazimestan”, ka thënë dëshmitari Shahini.
Ai shpjegoi se në ditën kritike ka pasur shumë persona me bluza me mbishkrime të ndryshme fyese ndaj kombit shqiptar, që kanë qenë për vizitë tek përmendorja në Gazimestan.
“Atë ditë kem vërejtur persoan të shumtë që kanë ardhë për vizitë tek përmendorja e Gazimestnit, shumë perosna kanë pas maica të ndryshme dhe mbishkrime të ndryshme fysese ndaj kombit shqiptar e posçërisht për shtetitn e Kosovës”, deklaroi Shahini.
I njëjti, shtoi se i akuzuari Nedelkovic ka pasur në dorë një flamur me ngjyrat e shtetit të Serbisë, mirëpo me hartën gjeografike të Kosovës në të cilin shënonte “Nuk dorëzohemi”.
“Muj me potencu kur kanë përfundu me fjalim priftërinjtë me t’u larguar nga bina këta priftërinjë, perosni në fjalë Nikola, ka pasë në dorë një flamur me hartë të Kosovës dhe me ngjyra të flamurit të shtetit të Serbisë, në këtë flamur shënonte “nuk dorëzohemi”, shtoi ai.
Tutje, dëshmitari ndër të tjera ka thënë se i akuzuari Nedelkovic duke mbajtur falmurin në dorë, ka filluar të brorohoriste “vriti shqiptarët, krejt është Rusi, Kosova është Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
“I njëjti ka hype, i njëjti ka hyp në Binën e improvizuar, gjithashtu mbante flamurin në dorë dhe ka filluar i pari të këndojë “vriti shqiptarët, krejt është Rusi, Kosova është Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, tha dëshmitari Shahini.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtëses së të akuzuairt, avokates Jovana Filipoviq, dëshmitari Shahini ka deklaruar se si zyrtar nuk ka qenë i autorizuar të bëjë video-incizimin apo fotografimin e personave.
“Nuk kam qenë i autorizum që të bëj video apo foto të këtyre perosnave”, tha i njëjti.
Ai në vazhdim ka shpjeguar se sipas tij, fjalia që ka thënë i akuzuari “vriti shqiptarët”, ka të bëjë me nxitje të urrejtjes.
“Siç e ceka më herët, fjala e parë pasi që ka hypë në binë Nikola, ka qenë Vriti shqiptarët”, po besoj që kjo fjali dëshmon qartë se ka të bëjë me nxitje të urrejtes apo përqarjes dhe sipas meje besoj që kjo fjali ka të bëjë me nxitje të urrejtes dhe ky person ka nxitur masën për nxitje të urrejtes sepse edhe të tjerët kanë kënduar pas tij”, deklaroi dëshmitari.
Tutje, ka theksuar se e di që i akuzuari Nedelkovic saktësisht ka thënë “Vriti shqiptarët, krejt është Rusi, Kosova është Serbi” dhe se në fund ka thënë “Kosova është zemra e Sërbisë”.
“Saktësisht e di se çfarë ka thënë, i njëjti ka thënë “Vriti shqiptarët, krejt është Rusi, Kosova është Serbi” dhe në fund ka thënë “Kosova është zemra e Serbisë” dhe kjo është përsëritur disa herë”, deklaroi i njëjti.
Ndër të tjera, dëshmitari Shahini ka thënë se pas arrestimit të tani të akuzuarit, ky i fundit e ka njoftuar se dokumentin identifikues e ka në çantë në autobus.
“Pas arrestimit, gjatë bisedës me Nikolën, i njëjti më ka njoftuar se dokumentat identifikues i ka në autobus tek çanta e tij, në atë moment ka ardhë një shok i tij tek njësiti ynë dhe ka thënë se do e sjellim dokumentin identifikues- letërnjoftimin në stacion”, tha ai.
Duke u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit, Shahini ka deklaruar se Nedelkovic është ai që ka filluar me brohoritjet dhe të tjerët kanë filluar pas tij.
“Të gjithë kanë kënduar pas Nikolës sepse Nikola ka filluar i pari dhe ne e kemi mbajtur në monitorim këtë proces deri në momentin e arrestimit”, u shpreh dëshmitari.
Më pas, pas administrimit të provave, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, e duke u përgjigjur në pyetjet e avokates Filipoviq, i akuzuari ndër të tjera ka deklaruar se me vete nga Beogradi ka marrë flamurin e Serbisë, të cilin e ka lënë në çantë.
“Po, me vete nga Beogradi e kam marrë falmurin e Republikës së Serbisë, por duke pasë parasysh që udhëheqësit e kanë cekur që me vete mos të mbajmë çfarëdo simbole që mos të nxisim ndonjë ngjarje të pakëndshme dhe që të mos vije deri të ndonjë incident, atë flamur e kam lënë në çantën time ne autobus dhe aty ka qenë gjatë tërë ditës”, tha i njëjti.
I akuzuari tha se flamuri të cilin e ka marrë me vete, gjendet në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë.
“Ai flamur është edhe më tej në çantën time dhe gjendet me gjërat e tjera të mia në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë”, ka thënë ai.
Tutje, i akuzuari Nedelkovic ka deklaruar se në asnjë moment nuk ka thënë asgjë që do të nxiste urrejtje.
“Konsideroj që në asnjë moment nuk kam thënë çfarëdo gjëje qoftë që do të nxiste ndonjë urrejte”, deklaroi i njëjti.
I akuzuari Nedelkovic ka deklaruar se në flamurin të cilin e ka marrë nga shtëpia e tij, kanë qenë ngjyrat e flamurit të Serbisë, mirëpo me hartën gjeografike të Kosovës.
I pyetur se a ka brohoritur fjalët “Nuk dorëzohemi”, i njëjti është përgjigjur se askush nuk ka brohoritur.
Gjatë dhënies së fjalës përfundimtare, prokurorja Bajraktari ndër të tjera ka deklaruar se është vërtetuar se Nedelkovic ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
“Duke marrë parasysh këto prova konkrete, atëherë konsideorjmë se është vërtetuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, për çka i propozojmë gjykatës që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit në fuqi”, deklaroi e njëjta.
Në anën tjetër, avokatja Filipoviq në fjalën e saj përfundimtarë ka thënë se fjalët të cilat prokuroria pretendon se i mbrojturi i saj i ka thënë, nuk janë vërtetuar me prova materiale.
“Fjalët me të cilat e ngarkon profkuroria Nikolën, të cilat veç janë thënë, me prova materiale nuk janë vërtetuar. Edhe pse të gjithë prolicët kanë incizuar, të gjithë të tjerat kanë pas mundësi të inciziojnë edhe Nikolën, duke i thënë fjalët me të cilat ngarkohet, por këtë nuk e kanë bërë sespe nuk ka qenë e mundshme sepse ato fjalë askush nuk i ka brohorit në Gazemistan”, tha Filipoviq.
Ajo gjithashtu shtoi se i akuzuari është person që studionte dhe se nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij, e që kjo duhet të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit.
“Me këtë rast, gjyatës i tregojmë që Nikola është person, i cili studion, i cili kurrë nuk ka qenë i gjykuar as që kundër tij nuk zhvillohet çfarëdolloj procedure në Republikën e Serbisë dhe që këto rrethana t’i keni parasysh gjatë marrjes së vendimit”, ka deklaruar në fund avokatja Filipoviq.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 qershor 2022, kishte ngritur aktakuzë ndaj Nikola Nedelkovic, me arsyetimin se më 28 qershor 2022 në Prishtinë, konkretisht në fshatin Bërnicë e Poshtme, derisa ishte duke u mbajtur manifestimi i Vidovdanit, i pandehuri me dashje në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, ka nxitur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet kombësive shqiptare dhe serbe.
Sipas aktakuzës, i njëjti kishte mbajtur flamuj me mbishkrime në gjuhën serbe “nuk dorëzohemi” dhe më pas ka bërë fotografi dhe ka bërë thirrje nacionalisht në gjuhën serbe “Vrite vrite shqiptarin, e gjithë Rusia, Kosova është Serbi”.
Me këtë, Nedelkovic akuzohej se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par.1 të Kodit Penal.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...