62 raste të reja dhe një person i vdekur me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:28 | 6 Shtator 2022
KRG

62 qytetarë të infektuar, një humbje jete janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë,  janë 415 të shëruar persona, uke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.

Në të gjithë vendin janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa ë spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Njoftimi i MSH:

6 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 294 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 62 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Lushnje, nga 3 Durrës, Dibër, Himarë, Gramsh, Devoll, nga 2 Vlorë, Kavajë, Tepelena, nga 1 Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Sarandë, Kolonjë.

Janë 1,861 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 88 vjeç.

Janë shëruar 415 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,692 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 62

Të shëruar në 24 orë 415

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 294

Testime totale 1,966,374

Raste pozitive 329,137

Raste të shëruara 323,692

Raste Aktive 1,861

Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 855

Shkodër 184

Fier 172

Elbasan 163

Durrës 118

Korçë 100

Vlorë 92

Gjirokastër 54

Berat 49

Dibër 45

Lezhë 24

Kukës 5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme