Gërvalla takon ambasadorin e Malajzisë, flasin për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

17:59 | 6 Shtator 2022
L G

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka pritur në takim ambasadorin e Malajzisë Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Në këtë takim ministrja Gërvalla foli për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe monarkisë kushtetuese parlamentare federale të Malajzisë.

‘’Malajzia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në Azinë Juglindore si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin me këtë shtet’’, tha ajo.

Abdul Malik Melvin Castelino, në takim theksoi se është i lumtur që po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës.

Ai shprehu gatishmërinë e Malajzisë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në diplomaci por edhe në shkëmbime tregtare me theks të veçantë në fushën e agrobiznesit. /arbresh.info/

Njoftim i plotë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz takon ambasadorin e Malajzisë

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ambasadorin jorezident të monarkisë kushtetuese parlamentare federale të Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ambasadorin malajzian për orientimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe për pozicionimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ajo foli për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe monarkisë kushtetuese parlamentare federale të Malajzisë.

Ministrja tha se Malajzia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në Azinë Juglindore si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin me këtë shtet.

Amabasadori jorezident i monarkisë kushtetuese parlamentare federale të Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelino, në takim theksoi se është i lumtur që po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës.

Ai shprehu gatishmërinë e Malajzisë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në diplomaci por edhe në shkëmbime tregtare me theks të veçantë në fushën e agrobiznesit.

 

Të ngjashme