Protestë kundër qeverisë më 13 Shtator në orën 18:00 në Shqipëri

16:12 | 6 Shtator 2022
KRG

Më 13 Shtator në orën 18:00 Partia e Lirisë do të zhvillojë protestën e parë kundër qeverisë tek inceneratori i Tiranës.

Kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta tha gjatë konferencës për mediat se vendi protestës është zgjedhur inceneratori i Tiranës pasi aty sipas tij, është afera më e madhe e korrupsionit të mazhorancës.

Meta akuzoi qeverinë se po kryen krim mjedisor në Bashkinë e Shijakut, edhe pse kjo e fundit u shpall kryeministri Edi Rama si bashkia më e mirëorganizuar.

“Janë djegur tonelata me plehra të cilat kanë qenë të depozituara në hapësirën midis Hardhishtës, Çizmelisë, Eminas i vogël, Romanatit etj dhe kjo është bërë qëllimisht natën që të mos kishte shumë reagime”, është shprehur Meta.

Meta e akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama si personin e përfshirë drejtpërdrejtë në afera korruptive./KlanTv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme