Google ADS

Bislimi udhëton drejt Pragës

12:11 | 6 Shtator 2022
K.B

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke.

Ai gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme