Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, zyrtarët e qeverisë kanë urdhëruar kompaninë hekurudhore SNCF të shqyrtojë mundësinë e reduktimit të numrit të trenave në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike.
Qeveria e Francës planifikon uljen e shërbimeve të hekurudhës për të kursyer energjinë.
Për shkak të mungesës së energjisë në Francë, qeveria po bën përpjekje për të reduktuar shërbimet e hekurudhave.
Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, zyrtarët e qeverisë kanë urdhëruar kompaninë hekurudhore SNCF të shqyrtojë mundësinë e reduktimit të numrit të trenave në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike.
Gazeta thekson se zyrtarët e kompanisë janë tronditur nga këto udhëzime.
“Plani i transportit sigurisht që përshtatet me nevojat e pasagjerëve”, theksuan nga SNCF.
Krerët e SNCF-së theksuan se në çdo rast do t’u jepet prioritet përmbushjes së kërkesave qeveritare.
Sipas gazetës “Le Parisien”, energjinë që kompania SNCF e harxhon në transport me një park vozitës prej 1000 trenash me shpejtësi të lartë dhe 14.000 trena tjerë korrespondon me dy për qind të konsumit vjetor të energjisë elektrike të Francës.(AA)
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...