Boris Johnson largohet nga Downing Street duke i lënë detyrën e kryeministres Lizz Truss.
Në fjalimin e tij të lamtumirës Johnson e përshkroi veten një “raketë përforcuese që ka përmbushur funksionin e saj”.
“Jam krenar që kam përmbushur premtimet që i kam bërë partisë sime, ju u treguat mjaft të mirë që më zgjodhët mua, duke fituar shumicën më të madhe që nga viti 1987, pjesën më të madhe të votave që nga viti 1979, duke siguruar Brexit, duke përmbushur angazhimet tona të manifestit,” – tha ai.
Gjithnjë unik në deklarata e tij Boris Johnson nuk harron të falenderojë qenin dhe të ketë një mesazh për anëtarët e Partisë Konservatore.
“Unë u them shokëve të mi konservatorë se është koha që politika të përfundojë, dhe të dorëzohet për njerëzit e këtij vendi. Faleminderit të gjithëve që janë kujdesur për mua dhe familjen time gjatë 3 viteve të fundit, duke përfshirë qenin Dylan. Dhe unë thjesht do t’i thoja partisë sime se nëse Dylan dhe macja Larry mund t’i lënë pas vështirësitë e tyre të herëpashershme, atëherë po ashtu mund të bëjë edhe partia konservatore,” – u shpreh ish-kryeministri britanik.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të partisë të qëndrojnë pas kryeministres Truss dhe tu ofrojnë qytetarët atë çka kanë nevojë dhe meritojnë.
Edhe pse 58-vjecari u largua nga Downing Street ai nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në politikë.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...