Koci: Marrëdhënia seksuale me personin nën moshën 16 vjeç është dhunim

arianit koci
21:55 | 5 Shtator 2022
A Z

Avokati Arianit Koci ka thënë se marrëdhënia seksuale me personin nën moshën 16 vjeç është dhunim.

Sipas tij, akti seksual me personin ndër moshën 16 vjeç, konsiderohet që është bërë pa pëlqimin e atij personi edhe nëse ai/ajo e ka dhënë pëlqimin.

“Akti seksual me personin ndër moshën 16 vjet, konsiderohet që është bërë pa pëlqimin e atij personi, edhe nëse ai/ajo e ka dhënë pëlqimin”.

“Personi në atë moshë, nuk ka aftësi intelektuale me dhënë pëlqim për seks. Prandaj, marrëdhënia e tillë konsiderohet dhunim”.

“E për dhunimin e personit nën moshën 16 vjeçare, është paraparë dënimi prej 5 deri në 20. Nëse dhunimi kryhet ndaj personi që i ka ndër 14 vjet, atëherë dënimi minimal është 10 vite”.

“Përjashtimi bëhet vetëm në një situatë: kur ka marrëveshje vullnetare të dy personave që kanë arritur moshën 14 vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon 2 vjet, për të kryer aktin seksual”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme