Kishin ngritur fermë kanabisi në Angli, goditet banda shqiptare

20:48 | 5 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Një bandë shqiptare është shkatërruar gjatë një operacioni të policisë angleze. Shqiptarët kishin ngritur ferma kanabisi në Angli, duke marrë shtëpi me qira e duke përdorur dokumente të rreme.

Tre shqiptarët e arrestuar ishin siguruar të krijonin kalime, pasi ata kishin fshehur mirë fermat e kanabisit. Autoritetet angleze kanë bërë me dije se në vendin ku shqiptarët rrisnin kanabisin mund të kaloje vetëm duke gërmuar nën tokë ose nga dyert e dollapit në papafingo.Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa anëtari i besuar i organizatës Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, nga Tern Street, Canterbury, Bradford, u dënua me 4 vite burg.

Ditën e premte ishin dënuar me nga 12 muaj burg edhe se Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, të cilët luanin një rol të kufizuar në rrjetin e drogës.

Toci u kap në një fabrikë kanabisi në Wayland Avenue, Worsbrough, Barnsley dhe Shehu në një fermë droge në Thurston Gardens, Allerton, Bradford. Të dy u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç, të dy nga Kellett Lane, Lower Wortley, Leeds, pritet t’u komunikohet dënimi muajin e ardhshëm.

Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kryen vëzhgime në adresat në Bradford, Keighley, Leeds dhe Barnsley.

Më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për kërkimin e rrjetit të pronave të marra me qira.

Gjatë operacionit u zbuluan ferma droge të fshehura pas paneleve dhe dyerve të rreme dhe në gropa të pasigurta që i kishin bërë pronat në mënyrë të paqëndrueshme. Kalimi në bimët e kanabisit bëhej përmes dollapëve, nën dollapët e kuzhinës dhe përmes hyrje-daljeve të fshehura mirë dhe kapakëve të papafingos./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme