Ajo vazhdon të jetë njëra nga rap-artistet shqiptare që viteve të fundit ka bërë bujë të madhe edhe në tregun ndërkombëtar.
Para disa ditësh, Loredana festoi ditëlindjen e saj të 27-të.
Në mesin e shumë urimeve, një urim i veçantë i futbollistit të kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova.
Muaj më parë, reperja dhe futbollisti, u komentuan edhe nga mediat zvicerane për një lidhje mes dyshes.
Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre.
E për të shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka një histori do të duhej pikërisht ditëlindja 27-të e Loredanës.
Edon Zhegrova, ka publikuar në “Instagram” disa foto të papublikuara më parë të tyre.
Krah fotove ai shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh, duke e shoqëruar me këngën “King Lori”.
Në një nga fotot e publikuara, ata shihen bashkë në makinë. Në një tjetër shihen duke ecur të përqafuar me çanta në duar dhe në një foto tjetër shihet Loredana me bluzën e Edonit dhe dy duar rreth belit të saj, por nuk dihet se kë po përqafon ajo.
Nuk dihet nëse, ka diçka të vërtetë këtu, apo ata gëzojnë raporte shoqërore tejet të ngushta. /arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...