Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie lidhur me veprimet në rastin e 11 vjeçares.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka sqaruar në detaje rastin, duke filluar nga dyshimi për trafikim në qershor të këtij viti dhe rastin e fundit të dhunimit në muajin e kaluar, raporton EO.
Ajo sqaroi se rasti është paraqitur më 21 qershor, ku prokurori kujdestar ka paraqitur kërkesë për fillim të hetimeve.
Sipas saj, viktima më 22 qershor ishte dërguar në strehimore, ku kishte qëndruar rreth një muaj dhe më pas nga aty ishte larguar me kërkesë të familjes.
Përderisa më 23 qershor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për ekzaminimin e ADN-së për ekzaminimin e të dëmtuarës.
Ulaj tha se hetuesit kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për ekzaminimin e telefonit të viktimës, nga edhe është mundësuar identifikimi i personave që kanë qenë të përfshirë në rastin e muajit qershor.
Ajo ka thënë se ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
“Që nga fillimi në qershor të këtij viti, ka marrë veprime konkrete me të gjitha institucionet. Me 21 qershor e mitura ka dal rreth orës 8, nënë e ka lajmëruar si të zhdukur, prokurori ka autorizuar policinë të marrë veprimet. Të nesër më stacionin policor të veri është gjetur dhe është dërguar në strehimore. Drejtori për trafikim është marrë me këtë rast, pasi kemi pasur dyshime se e njëjta është shfrytëzuar seksualisht, me 22 qershor është paraqitur kërkesë për trajtim mjekësor. Po të njëjtën ditë prokurori nga departamenti për të mirë fiziogjenekologjik”.
“Më 23 qershor prokurori ka paraqitur kërkesë për ekzaminim të ADN-së. Hetuesit e kësaj drejtori për sekuestrimin dhe ekzaminim e telefonit të viktimës. Në të njëjtë datë me 24 qershor ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të telefonit”.
“Me 27 qershor është bërë kërkesë të tërhiqen kamerat në motelet ku ka mundur të shkojë e dëmtuara. Në strehimore ka qëndruar 1 muaj. Në korrik është larguar nga strehimorja me kërkesë të familjes”.
Sipas saj, lidhur me rastin e 11 vjeçares, janë arrestuar 11 persona, prej tyre 5 lidhur me rastin e dhunimit në gusht, kurse gjashtë të tjerët lidhur me trafikimin e viktimës në qershor.
“1 shtator është marrë përgjigje për kemi arritur ti gjemë dhe t’i identifikojmë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, janë arrestuar 6 persona janë ndalur, vepër penale të dhunimit dhe trafikimit. Tashmë ata gjenden në paraburgim. Deri me rastin e majtit gusht fillimisht u arrestuan 2, persona. Pas një dite u arrestuan edhe dy persona të dyshuar. Gjithashtu u ndalu edhe personi i pestë”.
11 vjeçarja dyshohet se u trafikua dhe u dhunua në qershor dhe u dhunua edhe në gusht të këtij viti.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...