Google ADS

Nga e enjtja, “Zgjoi” do të shfaqet edhe në Gjermani

08:39 | 5 Shtator 2022
Emir Abduramani

Filmin “Zgjoi” nga 8 shtatori do të kenë mundësi që ta shohin të gjithë të interesuarit edhe në disa prej kinemave në Gjermani.

Këtë e bëri të ditur vetë aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Disa nga qytetet ku do të shfaqet filmi i suksesshëm shqiptar janë: Berlini, Hamburgu, Mynihu, Frankfurti, Essen, dhe shumë qytete tjera.

Gashi njoftoi se në këto shfaqje do të jetë prezentë autorja e filmit, Blerta Basholli, si dhe vetë Fahrije Hoti, mbi historinë e së cilës është bazuar ky film.

“Zgjoi”, apo siç njihet në botë “Hive”, është filmi i parë shqiptar që ka fituar çmime të ndryshme ndërkombëtare, siç është Sundance Festival, ku u bë filmi i parë në botë që fiton tre çmime në këtë festival kinematografik. Çmimet që i ka fituar janë: Çmimi i audiencës, i jurisë, dhe filmi me regjinë më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme