Greva vazhdon , MASHTI fton mësimdhënësit t’i kthehen punës

08:22 | 5 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Drejtuesit e SBASHK-ut kanë bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimine kërkesave të tyre.

Ndërkohë , Ministria e Arsimit ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit që nga sot, t’i kthehen punës, duke filluar vitin e ri shkollor.

Në komunikatë thuhet se e drejta për shkollim është e garantuar dhe se humbja e mësimit është e papranueshme për MASHTI-n, marrë parasysh edhe masat e reja nga Qeveria, ku është ndarë një shtesë prej 50 eurosh në muaj për të gjithë zyrtarët publikë.

MASHT ka kërkuar përfshirjen edhe të autoriteteve publike, gjyqësore, Avokatit të Popullit dhe Shoqërisë Civile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme