Rasti i 11 vjeçares, sot vazhdon protesta

08:16 | 5 Shtator 2022
A. B.

Një tjetër protestë kundër dhunës ndaj vajzave do të mbahet para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë është vazhdimësi e asaj që javën e kaluar mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të një 11 vjeçare nga pesë persona më pas u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të cilët u arrestuan  tash.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe nis në ora 12:00.

Rasti i 11 vjeçares ka shokuar opinionin publik në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme