Kushdo që shikon një produkt me zbritje dëshiron ta bëjë të tijën mirëpo ka dhe nga ato konsumatorë që duan cilësinë.
Mirëpo, uljet nuk po bëjnë që kompanitë të rrisin prodhimin, raporton “Lebensmittelzeitung”.
Gama e markave tashmë po rrallohet
Një Nutella, kos i shijshëm Danone ose Haribo-nuk do të gjenden lehtësisht kudo. Kushdo që shkon për të bërë pazar supozon se markat janë të disponueshme por diapazoni tashmë po rrallohet.
Në Lidl, kishte produkte nga Danone, Müllermilch, Henkel ose Beiersdorf që ishin të disponueshme në një masë të kufizuar ose në disa raste nuk kishte fare, sipas “Lebensmittelzeitung” (LZ).
Në Aldi Nord, aktualisht mungojnë një numër i dukshëm i produkteve Nestlé. Dhe në Aldi Süd, gama e Henkelit është rralluar, Danone nuk ka qenë në raftet për disa kohë, sipas raportit.
Tregtia e produkteve të markës po vihet në pikëpyetje
Sipas burimeve të brendshme, konfliktet për rritjen e çmimeve, problemet me dërgesat, por edhe ndërprerja e artikujve individualë janë arsyet e boshllëqeve në rafte. Mbi të gjitha, rritja e çmimit të këtyre produkteve thuhet se është arsyeja që po vihet në pikëpyetje tërësisht tregtia e produkteve të markës. Për shkak se produktet e markës po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ato janë më pak të shfaqura në raftet e supermarketeve.
Aldi dhe Lidl po rrisin presionin ndaj prodhuesve
Markat e mëdha nuk po tërheqin më klientët dhe kjo do të thotë se ofertat nuk kanë më efektin që kanë pasur më parë, pra që të shtohen konsumatorët.
Prandaj kompanitë Aldi dhe Lidl po rrisin presionin ndaj prodhuesve dhe po kërcënojnë heqjen nga listat e rafteve. Kompanitë presin që ndjesia e konsumatorit të vazhdojë të përkeqësohet në dimër për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe gazit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?