Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Ditën e sotme Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një fest me të familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar për herë të parë gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ka qenë shoqëria e tyre ata që kanë postuar fotot e para nga ambjenti i organizuar në një mjedis të hapur dhe zbukuruar me tullumbace të bardha.
Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përvec faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të vecantë për ta. Në një postim në Instagram ku Einxhel shfaqet me barkun e rrumbullakosur mbi një njëbrirësh, në shoqërië e partnerit të saj.
Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...