Obama bëhet presidenti i dytë në botë që fiton një Emmy

13:36 | 4 Shtator 2022
A. B.

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, fitoi çmimin Emmy për rrëfimin e tij në dokumentarët pesëpjesësh të Netflix.

Obama bëhet presidenti i dytë që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower, të cilit iu dha një çmim në vitin 1956 ndërsa ishte ende në detyrë, dhe i pari që fitoi një çmim konkurrues për një projekt të caktuar televiziv, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ai kishte përballë vetes disa konkurentë tepër të fortë si Kareem Abdul-Jabbar, David Attenborough, W. Kamau Bell dhe Lupita Nyong’o.

Sakaq, Obama nuk ishte i pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve dhe Akademia e pranoi në emër të tij.

Seriali me dokumentarët, i cili filloi në prill, është pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare të filmit dhe televizionit që Obama dhe bashkëshortja e tij, Michele arritën me Netflix në 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme