Google ADS

Kurti: Procesin e vettingut e kemi vendosur në duart e deputetëve, sot ia dorëzojmë dosjen Konjufcës

10:48 | 4 Shtator 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Dokumentin për Vettingun do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, në një konferencë për media ka deklaruar se janë duke e vazhduar punën e tyre në aspektin e reformës së drejtësisë.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti”.

“Për këtë mbetemi të përkushtuar, pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti.

lexo edhe:

Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim, Haxhiu: Refroma në drejtësi është e domosdoshme

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme