Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ardhja e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë do të thotë shumë dhe se ka të bëjë me të gjitha segmentet e jetës, përfshirë edhe politikën.
“Ardhja e saj do të thotë se ne jemi për paqen dhe stabilitetin dhe se jemi për qëndrimin dhe mbijetesën”, tha Rakiq për RTS.
Ai shtoi se Bërnabiq është e përfshirë drejtpërdrejt në problemet e popullit serb dhe se ai do t’i kërkojë asaj të vazhdojë luftën për paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë të investojmë në këtë hapësirë.
Kutjojmë që ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë leje Bërnabiqit që të vizitojë Kosovë.
Prëndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci pritet që ta vizitojnë Luginën e Preshevës.
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së