Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, e cila nxiti reagime të shumta.
Kurti, në konferencën për media të mbajtur disa orë më parë, duke folur për grevën në arsim, ku tha se kur “nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale ose punëtorë krahu në Gjermani”.
“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, tha Kurti në konferencën e sotme për media, e cila është shpërndarë nga Vetëvendosje.
Deklarata e tij nxiti reagime të shumta dhe u konsiderua si ofenduese për mërgatën.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri reagoi duke thënë se diaspora e mban gjallë Kosovën, tash e 60 vite, dhe se Albin Kurti i ka ofenduar dhe poshtëruar ata.
Haziri tha se ky është poshtërimi më i madh që dikush ua ka bërë ndonjëherë mërgatës tonë.
“Diasporën që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin Kurti. Me i quajt ‘analfabete funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë”, shkroi ndër të tjera ai.
Deklaratën e Kurtit për mërgatën e konsideruan ofenduese edhe nga PDK.
Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se kryeministri Albin Kurti pasi ka parë rënien drastike në diasporë në sondazhe, sot i ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabetë.
“Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë”, ka shkruar Çitaku në faqen e saj në Facebook.
Ajo tha se Albin kurti e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...