Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Greqinë për pushtimin e ishujve në detin Egje që kanë status të çmilitarizuar dhe tha se Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha.
Rivalët gjatë historisë, Turqia dhe Greqia përplasen për çështje të ndryshme – nga fluturimi i avionëve, mbi statusin e ishujve të Egjeut te kufijtë detarë dhe burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, si dhe Qipron e ndarë etnikisht, transmeton portal arbresh.info
Ankaraja akuzoi së fundmi Athinën për armatosjen e ishujve të çmilitarizuar të Egjeut, gjë që Athina e mohon, por Erdogan nuk e ka akuzuar më parë Greqinë për pushtimin e tyre.
“Okupimi i ishujve nuk ka bën që të rrimë e vëzhgojmë. Kur të vijë koha, ne do të marrim gjithçka që është e nevojshme,” tha Erdogan.
Ankaraja zyrtare sqaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të përdorura nga Greqia synonin avionët turq gjatë një fluturimi rutinë. Më 30 gusht, Turqia festoi një festë kombëtare, Ditën e Fitores, e cila përkujton forcat turke që dëbuan forcat ushtarake greke në vitin 1922.
Erdogan i bëri thirrje Greqisë që të mos e harrojë Izmirin, duke iu referuar fitores turke.
Ankaraja kujton se ishujt e Egjeut iu dorëzuan Greqisë në përputhje me marrëveshjet e 1923 dhe 1947, por me kusht që të mos jenë të armatosur.
Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu ka thënë vazhdimisht se nëse Athina këmbëngul në armatosjen e ishujve, Turqia do të fillojë të vërë në dyshim sovranitetin grek mbi ta. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha se pozicioni i Turqisë, i cili vë në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt, është thjesht absurd./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele