200 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

18:08 | 3 Shtator 2022
E.H

200 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 917 testime që janë kryer në total.

64 raste pozitive janë shënuar në Tiranë, 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.

Fatmirësisht, asnjë humbje jete nuk është shënuar.

Ndërkohë që 444 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme