Google ADS

Demi ripërsërit se do të bojkotojnë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva në arsim

15:30 | 3 Shtator 2022
K.B

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, deklaroi të shtunën se qëndrojnë prapa paralajmërimit se do të bojkotojnë orët e humbura nga greva në arsim.

Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai para mediave tha se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe se palët – Qeveria dhe SBASHK – duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

“Nuk është roli jonë që të gjejmë një zgjidhje mes palëve. Kemi shprehur shqetësimin e prindërve se bllokimi i plotë i sistemit arsimor është i papranueshëm dhe e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve për shkollim. Deri tani e kemi dhënë atë deklarim dhe do t’i qëndrojmë prapa”, u shpreh Demi.

Ndërsa, Presidentja Osmani pas takimit deklaroi se mbështetë kërkesat e nxënësve dhe të prindërve.

“Nxënësit duhet të jenë në qendër të interesimit tonë për ta tejkaluar krizën në arsim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme