Kryeministri Albin Kurti nuk është shefi i parë i Qeverisë së Kosovës që po përballet me grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBSHK).
Pothuajse të gjithë krerët e qeverive kanë pasur një përballje të tillë me greva në arsim dhe pakënaqësi për shkak të pagave të ulëta në arsim.
Njohës që çështjeve të arsimit dhe politikës në vend pohojnë se organizimi i grevës nga SBASHK-u nuk ka të bëjë aspak me çështje politike dhe përfshirje të opozitës në këtë mes.
Njohësi çështjeve të arsimit , Argjend Osmani për arbresh.info nuk i jep asnjë konotacion politik grevës që ka nisur në arsim.
Ai thotë se organizimi sindikal është e drejtë ligjore dhe reagimi i tyre përmes grevave garantohet me ligj.
“Mendojë se organizimi sindikal është e drejtë ligjore dhe reagimi i tyre përmes grevave garantohet me ligj. Mendojë se grevat janë derivat i neglizhencës së pafundme që qeveria u ka bërë kërkesave të grevistëve”, shprehet Osmani.
Njësoj mendon edhe njohësja e çështjeve politike Ardiana Thaçi.
Ajo thotë se pavarësisht ngjyrave politike që kishte SBASHK-u ndër vite, ata si sindikatë gjithmonë i kanë mbajtur qëndrimet e veta dhe pothuajse të gjitha Qeveritë i kanë bllokuar në këtë aspekt.
Thaçi vlerëson se duhet të ketë një nënshtrim të testimit për sistemin e arsimit në Kosovë pasi ka shumë njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e arsimit.
“Ajo që mendoj unë është se nuk është e drejtë që atyre tu ndalen pagat siç është i padrejtë refuzimi i tyre për të ju nënshtruar testimit, ne e dimë që sistemi i arsimit në Kosovë ka shumë njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e arsimit në Kosovë”, pohon ajo.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të heq dorë nga ndalesa e pagës për mësimdhënësit, sepse një vend që sanksionon grevat lenë nam të keq.
Kjo gjendje asaj i rikujton kohën e luftës pasi nuk e dinin as atëherë se a do të shkonin nëpër shkolla.
“Shpresoj në një reflektim të dyja palëve, kjo situatë po ngjason si në kohën e luftës, as atëherë ne nuk e dinim se a do të shkojmë në shkollë për vete, e tash nuk po e dimë për fëmijët tanë”, përfundoi Thaçi.
E një njohës tjetër i arsimit, Xhavit Rexhaj, mendon se pas po qëndron gjendja e renduar e mësimdhënësve dhe e terë popullatës krejt kjo si rezultat i inflacionit dhe luftës ne Ukrainë.
“Pas kësaj mendoj se qëndron gjendja e renduar e mësimdhënësve dhe e terë popullatës – si rezultat i inflacionit dhe luftës ne Ukrainë”, tha Rexhaj.
Kujtojmë se greva është duke vazhduar ende dhe nga Sindikata Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) janë shprehur se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Aktualisht sipas kreut të sindikatës, Rrahman Jasharaj, 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe me 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.
Ndërsa sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takojë sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj. /arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...