Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar një pako të re ekonomike.
Kurti fillimisht ka thënë se do të subvencionohen të gjithë qytetarët që kursejnë energji elektrike.
Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë në muajin tetor, ndërsa familjet me ndihmë sociale do të mbështeten duke dyfishuar shumën e asistencës sociale për një muaj.
Kurti tha se zyrtarët publik do të marrin nga 50 euro nga muaji shtator, ndërsa punëtorët në ndërmarrjet publike 100 euro.
Sa i përket sektorit privat, Kurti tha se do të mbështesin secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 përqind të pagës për tre muaj.
Po ashtu për studentët do të ndahen 100 euro për muajin nëntor. /arbresh.info/
Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...