Anëtari i kryesisë së Partia Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët tjerë publikë, duke e cilësuar si të aftë vetëm në prodhimin e krizave.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në kohën më të keqe që po përjeton Kosova që nga paslufta, Qeveria po ua ngulfatë shpresën qytetarëve.
“Qeveria e paaftë edhe për ta zgjidhur ndonjë problem e edhe për të dialoguar rreth atyre problemeve, ka keqshënuar edhe një rezultat tepër negativ financiar dhe buxhetor, i cili akoma më shumë do t’i thellojë krizat e qytetarëve të vendit tonë, duke ua ngulfatur edhe atë copë shprese se kjo Qeveri do të bëjë të paktën diçka më mirë në dobi të tyre”, shkruan Stavileci. /arbresh.info/
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje