Samsung zbuloi ditën e sotme një tjetër incident të sigurisë kibernetike. Në fillim të viti kompania u përball me një thyerje sigurie nga e cila hakerët arritën të marrin kodin burimor të smartfonëve Galaxy, ndërsa kësaj here kanë arritur të vjedhin informacione personale të konsumatorëve.
Kompania thotë se informacione si emra, kontakte, informacione demografike, datëlindje dhe informacione të regjistrimit të produkteve janë vjedhur.
Por Samsung nuk informoi rreth numrit të përdoruesve të prekur ndërsa ka filluar ti njoftojë përmes e-mailit.
Sipas kompanisë Koreane individë të paidentifikuar kanë arritur të fitojnë akses në sistemet e saj në fund të Korrikut. Në fillim të Gushtit i njëjti haker kishte marrë informacione por pajisjet e konsumatorëve nuk janë prekur.
Kompania thotë se ka afruar firma të sigurisë kibernetike dhe komunikuar me agjencitë ligjzbatuese lidhur me incidentin. /PCWorld Albanian
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?