Zyrtari i arkivit në Viti, Naser Azemi, është arrestuar menjëherë pasi “kërcenoi” kryeministrin Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
I revoltuar për mos daljen e rrogës, Azemi kishte thënë se do të merret personalisht me Kurtin nëse i ndodhë diçka fëmijeve të tij nga uria.
“Demagog i ndyer, rrogën e gushtit që e ke ndalur njerëzit për atë rrogë e kanë kryer punën! Vetëm i ndodhë fëmijëve të mi të vegjël diçka nga uria që ti jua ke shkaktuar, ta dijsh personalisht do të merrem me ty, nuk kam me të lanë vend kërkund në këtë botë!”, kishte shkruar Azemi.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në Facebook.
Sipas Smakiqit, Azemi nuk e ka kryer vepren penale Kanosje.
Ai thotë se postimi i tij nuk ishte serioz dhe është fshirë me vullnet nga zyrtari Azemi.
Avokati Smakiqi ka kërkuar që Naser Azemi të lirohet menjëherë nga burgu./arbresh.info/
Postimi i plotë i avokatit:
Ztr.Azemi nga Vitia, nuk ka kryer vepren penale Kanosje sipas nenit 181 te KPRK-së!
Sepse positimi i tij nuk ishte serioz, nuk ishte i mundëshem dhe nuk ishte i aty përatyshem qe te ndihej i kanosur personi i permendur ne kete rast Albin Kurti.
Madje i kanosuri nuk ka hapur rast as ZKM -nuk ka publikuar njoftim qe po ndihen te shqetësuar nga Ztr.Azemi qe brenge e ka ushqimin e fëmijeve nga ndalesa e pages.
Madje s’ka pasur arsye ligjore per ndalim policor, pasiqe vullnetarishtë e ka fshirë postimin.
Prokuroria ka mundur ta ftoi ose te autorizoi hetuesit policor qe te marrin nje sqarim per postimin ne stacionin policor nje dite por jo te ndalohet sikur po raportohet.
Thjeshtë Azemi sipas pikëpamjes time si mbrojtes s’ka kryer vepren penale Kanosje dhe te lirohet menjëherë.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga