Google ADS

Kurti priti në takim u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti

18:57 | 2 Shtator 2022
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi Hoti për përgjegjësitë e reja. Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët.

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit./arbresh.info/

 

Të ngjashme