Mosekzekutimin e pagave për rreth 45 mijë punonjës të sektorit publik si shkak i grevave, zv/ministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, e quajti “diçka të ligjshme”.
“Kjo është diçka e ligjshme, që s’është përdorur në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin Frontal të T7.
Në një kohë inflacioni rekord e krize të thellë ekonomike, Dukagjin Pupovci megjithatë tha se veprimi i qeverisë dhe ministrisë së financave është ligjor.
“Është një periudhë 10 vjeçare që kjo s’është zbatuar. Qeveritë e kaluara mund të them se mbase janë përpjekur të mbajnë një far raporti”, tha mes tjerash ai.
“Ndjej shumë keqardhje për këtë. Paga nuk është ndalur, por është kërkuar raportime që të dihet kujt t’i ndalet. Kjo është diçka e ligjshme, që s’është përdorur në Kosovë”.
“Ligji thotë shumë qartë që pezullohet kontrata edhe e drejta për pagesë. Neni tjetër thotë ndëshkim. Kjo nuk është ndëshkim. Kjo aplikohet në të gjitha vendet evropiane”, vazhdoi ai.
Ndalesa e pagesave për shkak të grevës ka zgjuar indinjatë shoqërore dhe politike në vend, pasi që nuk ka ndodhur në Kosovë që t’u ndalen pagesat punonjësve të sektorit publik për shkak të veprimeve sindikale.
Grevistët kanë kërkuar që të marrin nga 100 euro shtesë deri në miratim të Ligjit të Pagave si pasojë e situatës së rënduar ekonomike në vend dhe inflacionit që ka arritur në 20%.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka arsyetuar ndalesën e pagesave se “nuk mund të paguhen për punën që nuk e bëjnë”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...