Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministrit Hekuran Murati: Po ua ndal bukën e gojës zyrtarëve

17:45 | 2 Shtator 2022
E.H

Deputetja e Partis Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi i njëjti ua pezulloi pagat mijëra zyrtarëve, duke përfshirë ata komunalë dhe mësimdhënësve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në greva.

Musliu, përmes rrjetit social Facebook, teksa kritikoi kryeministrin Albin Kurti, tha se kjo qasje jo që është vetëm jo njerëzore, por është edhe 100 për qind joligjore.

“Në këtë vend, me këtë qeveri, jo që duhet të ndalet greva, por duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe t’ia bëjmë me dije Albinit dhe praktikantëve të tij se shteti nuk qeveriset as më përralla dhe as me diktat. Ne jemi vend demokratik, nuk jemi diktaturë”, shkroi ajo.

“Albin Kurti dje i digjte Institucionet nga jashtë, sot po i shkatrërron ato nga brënda! Ai nuk po ja del dot të transformohet nga një demagog, genjështar, shkatërrues, refuzues në një udhëheqës shtetëror. Për gati dy vjet qeverisje Albini lëre që nuk arriti të realizojë asnjë projekt, por ai shkatërroi dukshëm ekonominë dhe po vazhdon me shkatërrimin e institucioneve tanshmë nga brenda. Të gjitha institucionet e vendit janë para kolapsit sepse Albini ka instaluar njerëz të padijshëm dhe të padinjitetshëm”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme