Jasharaj lutë partitë opozitare: Bëni diçka që kjo situatë të ndryshojë

15:19 | 2 Shtator 2022
arbresh.info

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, edhe në dyert e Partisë Demokratike të Kosovës ‘ka trokitur’ për të kërkuar ndihmë në lidhje me kërkesat e tyre.

“Jemi duke u konsultu me partitë politike që janë pjesë e Parlamentit, jemi në përpjekje për të diskutuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani. Për nëntë muaj nuk arritëm asnjëherë të ulemi me fajin e qeverisë që të bisedojmë që mos të na vijë situate këtu. Lutja jonë është që ata të shfrytëzojnë çdo mundësi që kanë për dialog, dhe i kemi lutur që të jenë zëri i punëtorëve të arsimit, administratës dhe të tjerëve në Prlament, që edhe deputetët dhe gjithë të tjerët të bëjnë diçka që kjo situatë të ndryshojë”, deklaroi Jasharaj pas takimit me liderin e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Jasharaj para këtij takimi ishte edhe në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mësimdhënësit sot mbajtën ditën e dytë të grevës, në kërkim të shtesave prej 100 eurove në pagat e tyre deri në miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ekzekutuar pagat për zyrtarët komunalë, pasi kryetarët refuzojnë të dërgojnë listat e personave që ju kanë përgjigjur grevës./arbresh.info/

@arbresh_infoJasharaj lutë partitë opozitare: Bëni diçka që kjo situatë të ndryshojë

♬ son original – arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme