Google ADS

Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare

15:04 | 2 Shtator 2022
K.B

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim:

Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

Rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme