Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët janë ende në grevë për mos plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës.
Abdixhiku pas takimit në një prononcim për media tha se padrejtësitë që po ju bëhen grevistëve s’kanë vend në Kosovë.
Ai tutje shtoi se ka nevojë për dialog në mënyrë që nxënësit t’i kthehen bankave shkollore.
“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe u kam shprehur qëndrimet tona. Dialogu mes Sindikatave të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës është imperativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror demokratik të Kosovës. Kemi nevojë për dialog, kemi nevojë për mirëkuptim në mënyrë që nxënësit tanë të kthehen sa më parë në shkollat tona, por edhe mësimdhënësve tanë në të gjitha nivelet ti kthehet dinjiteti që e meritojnë. Gjëja e fundit që konsiderojmë që është e domosdoshme tani është penalizmi i mësimdhënësve tanë në këtë krizë të rëndë ekonomike”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu tha se si LDK kanë ngritur dyshimet e tyre për ndërprerjen e pagave për grevistët.
“Gjithashtu kemi ngritur dyshimet tona serioze se si është e mundur që për kushte në muajin gusht, që nuk ka pas pasoja në sistemin arsimor të ndërpritet pagesa në fjalë, pra është dënim jo ligjorë. Siç dhe kemi ngritur shqetësimet tona që po bëhet një dënim tërësisht kolektiv i mësimdhënësve në nivel të Kosovës, pa paragjykuar betejën gjyqësore që palët do të bëjnë”, tha tutje ai.
Ai po ashtu shtoi se si LDK i kuptojnë dhe mirëkuptojnë kërkesat e mësimdhënësve.
“Kthimi në bankat shkollor të nxënësve është i domosdoshme. Do ta ngrisim zërin në Kuvend që këto padrejtësi të pakuptimta s’kanë vend në shtetin tonë”, tha Abdixhiku. /arbresh.info/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...