Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto, i ftuar në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, ka vlerësuar këtë nismë dhe ka shprehur mbështetjen e vendit të tij.
Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, integrimi në BE i vendeve të rajonit të Ballkanit do të ndihmonte vetë Bashkimin Europian në 3 aspekte.
“Lufta në Ukrainë, pasojat e saj ekonomike dhe kriza e furnizimit me energji kanë krijuar një mjedis në Europë që në fakt ka qenë një thirrje për BE dhe për Europën. E vërteta është që udhëheqësit e BE nuk ishin në gjendje që të parandalonin që europianët të paguanin çmimin e luftës për të cilën nuk janë aspak përgjegjës. Na duhet të shohim si të shmangim probleme të mëtejshme dhe se si që pasojat e luftës të bëhen fatale për kontinentin tonë. Situata aktuale duhet ta bëjë më të dukshme se kurrë që politika e zgjerimit duhet të jetë politika më e rëndësishme e BE. Europa pa dyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Integrimi i vendeve mund të kontribuonte për të rritur sigurinë europiane në tre aspekte.
Së pari, sigurinë fizike. E dimë që vuajtja nga uria mund të bëhet faktor shtytës për migracionin. Integrimi i këtij rajoni do na ndihmonte për të shmangur një trysni të dyfishtë.
Së dyti, siguria e furnizimit me energji. Ballkani Perëndimor na ofron një tranzit të sigurt dhe të besueshëm kur vjen fjala e furnizimit me energji për ne.
Aspekti i tretë është siguria ekonomike. Ekonomia evropiane ka vuajtur”.
Ministri i Jashtëm hungarez shprehu edhe njëherë mbështetjen e Hungarisë për integrimin në BE të vendeve të rajonit.
“Nëse do të varej nga Hungaria, Ballkani Perëndimor do të ishte integruar tashmë në Bashkimin Europian. Edhe ne jemi të shqetësuar se çfarë ndodh me politikën e zgjerimit në Bruksel”.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren