Ende nuk janë ekzekutuar pagat për punonjësit në sektorin publik nëpër komuna.
Mësimdhënësve, mjekëve, zyrtarëve civilë, zjarrfikësve, të hollat nuk u janë transferuar në llogaritë e tyre bankare.
Një ndër shkaqet kryesore është greva e shumë punonjësve publikë, ku spikatin ata të arsimit.
Por, edhe pse qeveria kishte njoftuar se vetëm grevistëve nuk do t’u jepet paga e muajit gusht, ajo nuk u është dhënë edhe atyre që kanë qenë kundër grevës së thirrur nga sindikatat. Kryetarët e komunave refuzojnë të bëjnë një ndarje të tillë, duke mbajtur peng edhe pagat e punonjësve.
Kjo mund të paraqet shumë probleme tek gjendja financiare e punonjësve, të cilët edhe pse po ‘kërcënohen’ me ndalje të pagës, nuk po ndalen në arritjen e qëllimeve të tyre.
Marrë parasysh faktin që shumë qytetarë, punëtorë të sektorit publik, kanë obligime dhe pagesa brenda muajit, përfshirë edhe kreditë e ndryshme që ata mund të kenë, gjendja e tyre financiare mund të rëndohet, përmes ngarkesës në interes nga bankat e ndryshme.
“Nuk e di me cilin guxim qeveria vazhdon kështu pa asnjë marrëveshje duke u treguar jashtëzakonisht autokratë në këtë drejtim, një praktikë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë. Zakonisht qeveritë kanë gjetur një zgjidhje për të dy palët”, thotë për arbresh.info ekonomisti Mustafë Kadriaj.
Kadriaj për redaksinë tonë tha se me këto veprime po rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, për shkak që mund të nxisë një revoltë të punonjësve të sektorit publik dhe të bëhet një ‘tollovi’ gjithë popullore që i bën mirë vetëm armiqve të Kosovës.
“Qeveria po e rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës me ndonjë revoltë popullore që do t’i shkonte në favor Serbisë. Nëse krijon pakënaqësi në të gjithë administratën të gjithë punonjësit nuk do të dilnin në punë dhe kjo do të ishte një dështim i veçantë për këtë qeveri. Këso lloj kushtëzime ka pasur vetëm në vitet 90, as Serbia s’ka mundur t’i ndalojë arsimtarët, njëjtë nuk do të mund edhe kjo qeveri”, deklaron Kadriaj.
Ekonomisti shtoi se duhet sa më parë të arrihet një ujdi me punonjësit publikë dhe të gjendet zgjidhja, sepse buxheti i shtetit qëndron mjaft mirë dhe këto para duhet të shpërndahen dikund.
“Qeveria duhet të arrijë një marrëveshje që është e pranueshme edhe për buxhetin edhe për kërkesat e arsimtarëve. Kjo qeveri e ka buxhetin më të lartë, dhe kështu duhet të deklarohet se ku janë ato mjete që nuk po u jepen mësuesve, meqë nuk ka asnjë investim kapital apo projekt me rëndësi”, përfundon Kadriaj për arbresh.info.
Sindikatat kanë mbajtur dy protesta muajt e fundit, ndërsa grevë aktualisht po mbahet vetëm në sektorin e arsimit.
Ata duan 100 euro shtesë në pagat e tyre deri në miratimin e Ligjit për paga në sektorin publik./Emir Abduramani/arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...