Google ADS

Digjet një “Bar Cafe” në Vlorë

08:26 | 2 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Një “Beach Bar” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Mësohet se lokali ndodhet në Jonufër të Vlorës dhe është në pronësi të shtetasit O.V, banues në Vlorë.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme